Korsitë e emergjencave janë kthyer menjëherë në parajsën e shoferëve abuzues. Vetëm një ditë pas inaugurimit në këtë korsi të njërit prej 4 segmenteve të unazës së vogël të kryeqytetit kanë nisur të qarkullojnë automjete private.

Në pjesën anësore të rrugës ku është edhe e shkruar sipas sinjalistikës rrugore se i përket autobusëve, ambulancave, biçikletave gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar edhe makina që nuk i përkasin kategorisë së emergjencave.

Si po i shikoni edhe nga pamjet e xhiruara paraditen e sotme këto mjete nuk i ka ndaluar askush që të qarkullojnë në korsitë e veçanta. Ky segment është 350 metra linear, ndërsa njëri prej synimeve të rikonstruksionit të tij ishte edhe lehtësimi i trafikut, në ndihmë të qytetarëve dhe sidomos në shërbim të emergjencave që me sa duket nuk do e kenë këtë fat./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini