Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas raportit të DASH për luftën ndaj terrorizmit. Çuçi thotë se për Shqipërisë raporti jep vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët. Po ashtu ai bën me dije se autoritetet shqiptare mbeten të përkushtuara maksimalisht kundër terroristëve.
“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të informacioneve mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë. Faleminderit agjencive SHBA për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër #terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Çuçi./tvklan.al
