Shqipëria kalon testin ndërkombëtar për zgjedhjet. Ajo çfarë bie ne sy ne raportin 36 faqesh te OSBE-ODHIR , është se vlerësimi i zgjedhjeve bëhet duke u krahasuar me vendet qe u përmbahen standardeve me te larta demokratike si Gjermania, Italia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qe ne hyrje OSBE-ODHIR thekson qarte se zgjedhjet ne Shqipëri shënuan një progres te prekshëm, por nuk ato nuk realizuan plotësisht potencialin shqiptar për t’iu përmbajtur standardeve me te larta te zgjedhjeve demokratike. 

Dhe ja çfarë shkruhet ne raport duke bere një krahasim me zgjedhjet me te fundit parlamentare, ato te vitit 2005, por edhe ato lokale te vitit 2007. 

Zgjedhjet e përgjithshme te vitit 2005 u fituan nga koalicioni i drejtuar nga  PD. Këto, dhe zgjedhjet lokale te vitit 2007 u vlerësuan se “vetëm pjesërisht i arritën angazhimet e OSBE dhe këshillit te Evropës”.

Ne ndryshim raporti përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, flet qarte për standardet me te larta  te zhvillimit te zgjedhjeve, me te cilat krahasohet për here te pare vendi ynë. Dhe ja çfarë citohet shprehimisht.

Ndërsa ka arritur shumicën e angazhimeve te OSBE, këto zgjedhje nuk  përmbushen plotësisht potencialin shqiptar për t’iu përmbajtur standardeve me te larta për zgjedhje demokratike.

Detyrën për t’ia mbërritur këtij qëllimi raporti ua ngarkon partive politike, te cilat sikundër thuhet duhet te përmbushin detyrat zgjedhore ne mënyrë te përgjegjshme për te garantuar integritetin e procesit. 

Raporti thekson se u shënua progres i dukshëm ne administrimin e zgjedhjeve nga KQZ. Ne këtë pike raporti evidenton dhe një fakt qe është shndërruar se fundmi ne pjese te debatit publik politik.

Ne raport thuhet se nuk kishte asnjë dëshmi për parregullsi ne numërim apo për manipulim te rezultatit dhe se nuk u vunë re parregullsi te mëdha ne qendrat e numërimit te votave përveç bllokimit te numërimit ne disa prej tyre.

Çështje te tilla siç janë regjistrimi i votuesve, procesi i identifikimit, i hartimit te ligjit zgjedhor ne rruge konsensuale raporti  vlerëson se shënuan një progres te prekshëm.

Por këto përmirësime thelbësore sikundër i vlerëson raporti u zbehen nga politizimi i aspekteve teknike te procesit.

Raporti i OSBE-ODHIR-it vlerëson po aq se fushata zgjedhore si dhe dita e zgjedhjeve u zhvilluan nen një situate te qete dhe paqësore.

Raporti sheh si një zhvillim mjaft pozitiv hartimin për here te pare te listave te zgjedhësve nga regjistri kombëtar i kompjuterizuar. Kjo beri qe lista te kishte përmirësime te ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2005./tvklan.al