Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Gazetarja: Një raport i fundit i PNUD-it jep të dhëna mbi çështjet e varfërisë, papunësisë, krimit, korrupsionit dhe pasigurisë vetjake, mbi të cilat 57.2% jeton më të ardhura minimale rreth 10 mijë deri në 17 mijë lekë në muaj, ku 22% i merr fatura e energjisë elektrike. Raporti nxjerr në pah, se personat që qëndrojnë mbi ligjin janë në fillim politikanët, më pas kriminelët, të pasurit, policët dhe njerëzit me njohje të mirë. Ryshfetet zënë vend në këtë raport, si fenomeni më i përhapur në institucionet shtetërore. Gjithashtu kontrabanda ka një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Raporti arrin në përfundimin se 505 e importeve nuk deklarohet, çka do të thotë se buxhetit të shtetit i kushtojnë 600 milion dollarë humbje.
Kërcënimet ndaj varfërisë që renditen, janë paratë e pamjaftueshme për ushqim, sëmundje në familje, probleme strehimi etj. Të ardhurat mesatare në Tiranë janë rreth 9043 lekë për frymë, në qendra të tjera urbane 8467 dhe në zonat rurale 7212 lekë për frymë.
Shqipëria, një nga vendet që monitorohet nga të huajit, rezulton se vendi ynë radhitet në nivelet 92-100 vetëm për shkak të korrupsionit. Raporti e vlerëson Shqipërinë me notën 2. Në raport theksohet, se klima e paqëndrueshme politike ka ndikim negativ në investimet vendase dhe të huaja, shkakton zvogëlimin e fuqisë blerëse të familjeve, spekulime me çmimet etj. Gjithashtu Tirana kryeson listën e krimit individual dhe atij të organizuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur me 300./tvklan.al