Më shumë policë të përfshirë në raste korrupsioni dhe të hetuar
Policët janë të përfshirë në shumë raste korrupsioni, abuzim me detyrën dhe përfshirje në kultivimin e kanabisit. Kështu thuhet në Raportin e SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.
474 punonjës janë dërguar në prokurori për vitin 2019, nga 265 në krahasim me një vit më parë, pra 78% më shumë.
Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, oficerët e policisë janë shpesh të përfshirë edhe në kultivim kanabisi.
Për vitin 219 janë zhvilluar 4 operacione, ku oficerë policie kishin lejuar kultivimin e rreth 20.000 bimëve kanabisi.
Shpesh policët u japin garanci trafikantëve të drogës duke i favorizuar për kultivimin e hashashit, kjo nëpërmjet korrupsionit, theksohet në raport.
Sot qytetarët kanë më shumë ankesa për Policinë Rrugore, policët e rendit, policët e kufirit por edhe ata që merren me hetimin e krimeve, siç dallohet edhe në këtë grafik.
Raporti thekson se sot qytetarët kanë ankesa për mosveprimin e policisë, sjellje jo etike, vendosje pa të drejtë e gjobave dhe shkelje të procedurave të punës, ku Tirana mban peshën kryesore.
SHÇBA ngre alarmin edhe për mosregaimin në kohë të policisë, kur qytetarët telefonojnë sallën operative. Nga monitorimi i sallës ka rezultuar se rreth 27% e telefonatave që vijnë nga qytetarët, policia reagon me vonesë apo nuk ka reaguar fare për disa ngjarje.
Tv Klan