Lajme Arkiva 2003
Arben Puto: Shprehem se raporti i departamentit të shtetit për të drejtat e njeriut është një raport që përfshin gjendjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Është një eveniment në fushën e të drejtave të njeriut në të gjithë botë. Ç’është e vërteta Shqipëria është në proces ndryshimi. Nuk është se fillojmë nga zero arritjet janë patjetër realizuar dhe këto vihen në dukje edhe në raportin e departamentit të shtetit, por procesi është ende larg atyre standardeve kudo që do të duheshin, që do të respektoheshin. Kështu që mbetet ende shumë punë për të bërë, për të arritur këto standarde.
Gazetarja: Në cilat fusha duhet të përqendrohet kjo punë sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit?
Arben Puto: Së pari ajo që na ka preukupuar ne posaçërisht, e përsëris edhe njëherë tjetër është dhuna që përdoret nga ana e policisë kundrejt qytetarëve dhe këtë ne e kemi denoncuar vazhdimisht, sistematikisht. Së dyti është çështja e minoriteteve.
Elsa Bullauri: Për mendimin tim vazhdon të jetë jashtëzakonisht problematik trajtimi i qytetarëve nga policia dhe kjo sigurisht vjen në forma nga më të rënduarat. Të kemi parasysh se kjo nuk ndodh vetëm në Tiranë, por ka rrethe të vendit ku shumë ngjarje nuk dihen dhe nuk arrihen të publikohen as nga media. Një tjetër problem që unë mendoj se është jashtëzakonisht i rëndësishëm janë problemet të cilat lidhen kryesisht me të drejtat ekonomike apo të drejtat e shëndetit etj-etj dhe që janë mjaft me rëndësi të fillojnë të thuhen siç është problemi i spitaleve, problem i handikapatëve dhe të tjera problem të cilat përsëri janë mjaft të ndjeshme, akoma të fshehura dhe të paanalizuara ashtu siç duhet, janë ato të minoriteteve në Shqipëri, kështu në një farë mënyrë unë mendoj që fusha është gjithmonë shumë e gjerë. Për fat të keq ne nuk jemi nga ata popuj që bëjnë hapa tepër të rëndësishme përpara, nuk e kemi atë dëshirën e mirë dhe vullnetin e mirë për të bashkëpunuar dhe për të menduar për të mirën tonë. Shpesh herë jemi kontradiktorë dhe mendojmë për të keqen tonë. Kështu që në një farë mënyre kjo lidhet psikologjikisht me të tjera gjëra të cilat vetëm një eksperiencë e re dhe një përpjekje e re do të na bëjë ti kuptojmë më mirë./tvklan.al