“Sipas udhëzimit të MASH, të firmosur sot nga ministri, të gjitha universitetet do të vazhdojnë regjistrimet e tyre edhe në datat 19 dhe 20 shtator nga ora 8 deri në orën 18. Në të cilën përfundon afati zyrtar i regjistrimeve. Gjithashtu bëj me dije se regjistrimi i studentëve nëpër të gjitha universitetet do të kryhet vetëm sipas listave të fituesve të nxjerrë nga agjencia e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë APRIAL. Asnjë institucion i arsimit të lartë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këto lista. Kjo listë është e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë ata. Institucionet e arsimit të lartë të mos nxjerrin pengesa në regjistrimin e të gjithë kandidatëve fitues brenda afateve të caktuara në udhëzimin e ministrit.”/tvklan.al