“Të jetosh në ishull”, romani i sapo hedhur në treg nga Ben Blushi ka shkaktuar të tjera polemika. Këtë herë kanë reaguar disa shoqata të myslimanëve të Shqipërisë. Ata e konsiderojnë këtë libër si një përbuzje të fesë islame dhe në veçanti ndaj vlerave dhe simboleve të tërë kombit shqiptar.
“Shqetësimi ynë më i madh është se vepra si kjo e Ben Blushit furnizojnë me municion të bollshëm armiqtë historike të shqiptarëve. Do të ishte gjithashtu një detyrim etik për forcën politike ku autori militon si dhe për anëtarë të tjerë të parlamentit shqiptar të distancohen nga këto pikëpamje të cilat kërcënojnë harmoninë e brendshme të shoqërisë shqiptare.”
“Të jetosh në ishull” është një roman letrar dhe tregon mënyrën se si u konvertuan shqiptarët nga të krishterë në mysliman në shekullin e XVII./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni