Sonte në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu do të diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe referendumi. Për rreth dy orë të ftuarit Ben Blushi, Arben Isaraj, Nertian Ceka, Artur Zheji, Spatak Braho dhe Skënder Mingjozi do të diskutojnë më gjerësisht ndryshimet kushtetuese, si dhe pyetjet e shtruara më së fundmi:

Përse LSI kërkon referendum për ndryshimet kushtetuese?

A është legjitim referendumi e a është ligjërisht i detyrueshëm?

Si mund të realizohet referendumi?

Përse kontensohen ndryshimet kushtetuese, përse PD dhe PS bashkëpunuan për këto ndryshime të kushtetutës?

A duhet të vazhdojë bashkëpunimi midis dy krerëve më të lartë të partive në vend?

Problemi i imuniteteve, a mund të bashkohen edhe për këto  arsye? A e cënon ky bashkëpunim demokracinë në vend?

Të gjitha këtyre pyetjeve ju do të keni mundësinë ti jepni një përgjigje, sot në emisionin të gazetarit Blendi Fevziu./tvklan.al

Gazetare: Anjeza Maja