Edi Rama: “Në respekt të gjithë atyre që na ndjekin përmes ekraneve, le t’u japim mundësi mediave të bëjnë punën e tyre. Një gjë është e sigurt, kjo është një ditëlindje, jo nuk do ta harroj asnjëherë. Kjo nuk është fjala ime e fundit për procesin zgjedhor, por vetëm reagimi im për qeverinë që lindi sot nga grahma më e fundit e politikës së vjetër të politikanëve në Shqipëri. Ndërkohë që përpjekja për numërimin e çdo vote opozitare vazhdon dhe jo vetëm Fieri, po mbarë populli opozitar i Shqipërisë ndjek orë pas ore, prej 6 ditësh dhe netësh zhvillimet e një beteje sy më sy të opozitës me shpurat e ministrave dhe të kriminelëve të liruar nga burgjet për llogaritë të Sali Berishës. Ilir Meta nxitoji të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar duke ringritur në këmbë atë që ai vetë e quante deri para 6 ditësh “qeveria e Gërdecit”. Ndërkohë që populli opozitarë pret jo vetëm përfundimin e odisesë së numërimit të votave në Fier, po dhe leximin e hapur të votave në Berat, Tiranë dhe gjetkë 83 mijë zemra opozitare që në 28 qershor rrahën për largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. U trafikuan sot nga Ilir Meta për të mbyllur me Sali Berishën pazarin më të turpshëm të këtyre 18 vjetëve. Ndërkohë që deri dje ne kishim shumë arsye të dyshonim në ndershmërinë e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe në vërtetësinë e rezultateve të nxjerra prej tyre. Pas ngutjes së sotme të Ilir Metës, pa dal ende rezultatit përfundimtarë i vetë KQZ-së së Sali Berishës. Për të shpëtuar Sali Berishën me një pazar që Lufter Xhuveli, s’do guxonte ta shihte as në ëndrrën e tij më të bukur. Ne jemi më të bindur se kurrë, që pa u zbardhur për të gjithë e vërteta e kutive të 28 qershorit, ndërgjegjja demokratike e Shqipërisë nuk do gjejë kurrë qetësi dhe PS nuk do të ndalet përpara asgjëje. Ky ishte reagimi im për ditën e sotme. Unë jam i vendosur që ta udhëheq PS-n deri kur procesi zgjedho, procesit zgjedhor t’i vihet pik dhe pastaj unë kam sigurinë dhe bindjen e plotë se kjo është një familje politike e cila di të marri vendimet e duhura, në kohën e duhur dhe pa pikën e dyshimit është një familje politike që pas pazarit të sotëm më i neveritshmi pazar i këtyre 18 vjetëve është më e madhe. Sot familja jonë politike është më e madhe dhe asnjë nga të gjithë ata qytetar e qytetare që në 28 qershor votuan për Ilir Metën për të larguar Sali Berishën, nuk duhet të ndjehet vetëm, sepse nga sot është pjesë e familjes sonë politike”./tvklan.al