Los Blancos afrohet me titullin. Ancelotti: E përballojmë garën me entuziazëm

Real Madrid është skuadra e momentit në Spanjë. Gjigantët e La Ligës zgjeruan në 22 numrin e ndeshjeve të pamposhtura në kampionatin spanjoll, pasi shkatërroi me shifrat e thella 4-0 Celta Vigon. Një kundërshtarë ndaj të cilëve, Real Madrid di vetëm të fitojë, të paktën që prej vitit 2012 në “Santiago Bernabeu” teksa humbja e fundit daton në maj 2014.

Që nga ai moment, Real Madrid ka shënuar 18 fitore dhe 2 barazime në kampionat ndaj Celtas, duke qënë rivali më i preferuar për skuadrën kryeqytetase. “Los Blancos” kanë shënuar fitoren në 8 ndeshje radhazi në La Liga, duke zgjatur serinë më të gjatë kundër klubit Galician. Një 90 minutësh ndaj të cilëve, Real dëfrehet edhe në fushën e lojës, pasi ka prodhuar mesatarisht 2.9 gola.

“Ne e përballojmë garën me entuziazëm maksimal. Jemi gjithashtu të emocionuar sepse Militao dhe Kurtua do të kthehen së shpejti dhe ne do të kemi një skuadër më të kompletuar”.

Me dhjetë ndeshje të mbetura deri në fund, Real Madrid ka 7 pikë më shumë se Zhirona në renditje dhe 8 më lart nga Barcelona e vendit të tretë. Përpos kampionatit, mbretërorët prekën çerekfinalet e UEFA Champions League, duke qenë në garë për dy trofe këtë sezon.

Klan News