Real Madrid dëshiron që të transferojë lojtarin e Chelsea, Enzo Fernandez në “Bernaneu”, e ka në plan që të ofrojë një futbollist në këmbim.
Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë nën presion për shkak të rezultateve jo shumë të mira në Ligën e Kampioneve, si edhe pas humbjes në finalen e Superkupës kundër Barcelonës.
Sipas mediave spanjolle, italiani rrezikon shkarkimin nga Los Blancos, me drejtues të ekipit të shqetësuar nga zgjedhjet e tij në fushë. Për më tepër që edhe brenda grupit të lojtarëve nuk ka qetësi.
Ancelotti shpreson se me blerjen e Fernandez-it, i cili është titullar në ekipin e Enzo Maresca-s, mund të ringjallen shpresat për një sezon të suksesshëm.
Madridi është i gatshëm të ofrojë mesfushorin Aurelien Tchouameni në këmbim të yllit argjentinas, sipas DIRECTV Sports.
Plani është që të kryhet një shkëmbim mes të dy lojtarëve, pa u përdorur kapital shtesë.
Tchouameni, 24 vjeç, është kritikuar për paraqitjet e tij këtë sezon.
Francezi është detyruar të luajë jashtë pozicionit të tij natyral, për shkak të krizës së dëmtimeve në prapavijën madrilene.
Në disa raste ka luajtur në qendër të mbrojtjes dhe jo në mesfushë, sepse Eder Militao ka humbur sezonin për shkak të një lëndimi serioz.
Por nisur nga potenciali që futbollisti ka, çdo trajner që do të arrinte të merrte formën e tij më të mirë, do të kishte në ekip një nga mesfushorët më të zotë të Europës.
Klan News