Redona dhe Xhesi, dy konkurrentet e spektaklit Love Story, kanë folur për pushimet e tyre më të bukura.

Ato gjithashtu kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story” edhe ‘fiksimin’ pas teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

Veç të tjerash Redona është shprehur se një ndër gjërat që kërkon më shumë në Instagram, janë fotot e Saimirit, të cilat i sheh sapo zgjohet.

Redona, cila është gjëja më e çmendur që ke bërë?

Redona: Kam bërë shumë gjëra!

Po pushimet më të bukura?

Redona: Pothuajse të gjitha pushimet që kam bërë i kam shijuar shumë dhe të gjitha të bukura janë. Praga, në Kroaci, dhe disa vende të tjera, por këto të dyja më shumë.

Xhesi: Unë me familjen time, edhe me hallat, dajat, bëhemi grup dhe shkojmë në udhëtime 3-ditore, në Alpe ku nuk ka as internet dhe luajmë.

Mbaj mend para dy vitesh, kemi shkuar në Rugovë tek disa shtëpi të vogla druri, ishim vetëm ne, luanim, hanim. Dilnin vetëm gjysëm ore në qytet dhe kaq. Ishte eksperiencë e bukur.

Sa të lidhura jeni me teknologjinë?

Xhesi: Jemi goxha, besoj se çdo person. Do doja mos të isha aq shumë, e gjej vetëm ndonjëherë duke parë budalliqe në internet…I bëj stalking Saimirit.

Redona: Mund të punoj me kompjuter, telefon, janë të rëndësishme për mua, por nuk jam e varur. Mund të shkëputem.

Në Instagram shikoj inspirime për veshjet, shprehje. Kur zgjohem, shoh ndonjë foto të Saimirit. Ngaqë e mendoj shikoj fotot e Saimirit./tvklan.al