Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
“Nuk jemi në garë me Berishën por do të shpjegojmë platformen tonë në bazë”. Kështu është shprehur sot deputeti demokrat Leonard Demi, i cili deklaron se Durrësi, Berati dhe Vlora do të jenë në axhenden e reformatoreve.
Leonard Demi:- Ne nuk jemi ne garë me ndonjë njeri brenda partisë. Ne mendojmë se PD duhet demokratizuar dhe vetëm në këtë mënyrë do të fitojë zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme. Prandaj ne jemi për të bërë takime masive në bazë, në rrethet e mëdha.
Ndërkohë reformatorët deklarojnë edhe qëndrimin e tyre për pjesmarrjen në zgjedhjet lokale.
Leonard Demi:- Në të gjitha përpjekjet që do të ketë partia, qofshin ato lokale apo politike, ne do të përpiqemi që PD të jetë e fituar./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego