Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
3900 është numri i refugjatëve kosovarë, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri edhe pas përfundimit të luftës. Sipas UNHCR-së 300 prej kosovarëve të mbetur kanë probleme shëndetësore dhe largimi i tyre është i vështirë. 3 qytete shqiptare janë ato që janë caktuar për mos mbylljen e qendrave pritëse, për strehim dhe trajtim të kësaj pjese të mbetur këtu. UNHCR e pranishme kudo, vazhdon të qëndroj edhe këtë vit në shqipëri. Adlej Pici mbikqyres i UNHCR-se shpjegon planin e kesaj organizate.
UNHCR Adjel Pici:- “Në këtë periudheë UNHCR po jep mbështetje teknike dhe profesionale zyrës së refugjatëve të shtetit shqiptarë. Në kemi edhe aktivitete të tjera për gjashtë mujorin e këtij viti si rehabilitimin e të gjitha qendrave ku janë refugjatët kosovar. Përsa i përket kohës së qëndrimit të tyre, ky është vullneti individual i tyre. Këta persona rrinë në momentin që ata kanë nevojë dhe ne kemi detyrën të asistojmë deri në fund”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti