Rekord botëror në peshëngritjen e meshkujve për peshën deri në 89 kilogramë. Protagonisti është Bullgari, Karlos Nasar që ngriti emrin në piedestalin e Lojërave Olimpike të Parisit.
Peshëngritësi arriti në total 404 kilogramë, për të marrë medaljen e artë olimpike. Sportisti bullgar përjetoi emocione të shumta në pedanë, për të ngritur 224 kilogramë dhe thyer rekordin e vendosur vitin e shkuar në Katar prej 223 kilogramë.
Peshëngritësi 20-vjeçari tejkaloi shifrat e Li Dajin të KInës, që ishte ndalur për një total prej 396 kilogramësh.
Yeison Lopez nga Kolumbia mori medaljen e argjendtë me një peshë totale 390 kg dhe italiani Antonino Pizzolato fitoi medaljen e bronztë me 384 kg.
Klan News