Beteja mes Jannik Sinner dhe Wada për çështjen e dopingut duket se nuk ka përfunduar. Agjencia Botërore Anti-Doping konfirmoi apelimin për rastin e tenistit italian, duke apeluar pafajësinë e numrit një të Botës.
Në një deklaratë të lëshuar për mediat, organizmi botëror njoftoi se kishte bërë një kërkesë në Cas, Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, për të shqyrtuar çështjen e italianit në lidhje me rastin e përdorimit të klostebolit.
Kërkesa përbën një kërcënim të madh për Sinner i cili rrezikon të pezullohet nga sporti nga një deri në dy vite. Pavarësisht se mund t’i largohet tenisit, Sinner nuk rrezikon rezultatet në fushën e lojës.
Çështja e dopingut në lidhje me tenistin, i shpallur i pafajshëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit, filloi pas Lojërave Olimpike të Parisit në të cilat Sinner nuk kishte marrë pjesë për shkak të një infeksioni.
Por duket se 23-vjeçari ka pasur një tjetër arsye, e që lidhet me gjurmët e metabolit klostebol në trup. Sinner rezultoi pozitiv me këtë steroid në dy teste doping, me italianin që vinte pas performancës në turneun e Indian Wells.
Klan News