Pandemia e koronavirusit uli numrin e udhëtimeve ajrore, por jo atë të viktimave shkaktuar nga aksidentet.
Sipas një grupi interesi të kësaj industrie, 299 persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimeve komerciale në vitin 2020. Gjatë 2019-ës numri i viktimave ishte 257.
Edhe e gjitha kjo ndodhi pavarësisht uljeve të fluturimeve për shkak të kufizimeve të Covid.
Sipas Flightradar 24, fluturimet komerciale u ulën me 42% vitin e kaluar. Sipas një dokumenti të lëshuar nga To70 në shifrat e 2020-ës përfshihen edhe rrëzimi i avionit ukrainas pasi u qëllua nga forcat iraniane.
Vetëm aty humbën jetën 176 persona. Më shumë se gjysma e viktimave në aksidentet e vitit të kaluar. Aty llogariten edhe 98 viktimat në Maj kur një avion pakistanez u rrëzua në Karachi.
Viti më i sigurtë në industrinë e aviacionit ishte në vitin 2017. Atë vit nuk ndodhi asnjë përplasje fatale të avionëve me pasagjerë, por vetëm një përplasje të një avioni me helika që shënoi 13 viktima. /tvklan.al