Më në fund relaksohet kryeministri i Kosovës, të paktën për pak kohë, shkaku është një lajm i mirë që atij i erdhi nga Bashkimi Evropian. Hashim Thaçi tha të premten se vendi në fillim të kësaj vjeshte do ta pranojë një udhërrëfyes pozitiv të perspektivës evropiane nga Bashkimi Evropian. Mirëpo kryeministri as nuk e mohoi as pohoi nëse ky udhërrëfyes mund të jetë edhe kompromisi i Brukselit dhe Prishtinës zyrtare për protokollin EULEX- Serbi.

 Pas takimit që pati me komandantin e KFOR-it Markus Bentler, Thaçi tha se ardhja e këtij udhërrëfyesi për integrimin evropian është meritë vetëm e qeverisjes së mirë të institucioneve. Nga ana tjetër Hashim Thaçi, ua sheh për të madhe mediave për shkak se e kanë keqinterpretuar Jakup Krasniqi që me deklaratat e tija përkrah protokollin e EULEX-it.

Hashim Thaçi: “Mendoj se paksa e keni keq interpretuar apo keqkuptuar zotin Krasniqi.”

E për të parë nëse është keq interpretuar Krasniqi, shihni se çfarë tha ai për Klan Kosova veç 2 ditë më herët.”

Jakup Krasniqi: “Unë mendoj që është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, është në interes të stabilitetit politik në Kosovë.”

Nga ana tjetër komandanti i KFOR-it Markus Bentler, siuroi qytetarët se niveli i sigurisë në Kosovë do të jetë i lartë./tvklan.al