Kryeqyteti vazhdon të vuajë mungesën e energjisë elektrike.

Për orë me radhë energjia ndërpritet në zona të ndryshme, kryesisht në pikun e vapës apo në oraret e furnizimit me ujë të pijshëm.

Drejtues të OSSH-së përsërisin faktin se ndërprerjet vijnë si pasojë e remonteve, një fushatë që pritet të përfundojë në muajin Shtator, por këto kufizime bëhen pa vënë në dijeni qytetarët.

Siç pohojnë vetë drejtuesit e OSSH-së trafiku i remonteve publikohet vetëm pak orë para ndërprerjes së energjisë dhe ky është një shqetësim më vete për mijëra banorë të Tiranës.

Sahit Dollapi: “Nuk ka kufizime, ka vetëm ndërprerje për efekt të remonteve, të cilat janë të verifikueshme çdo ditë. Ndërprerjet në zona të ndryshme për shkak të remonteve shkojnë nga dy orë deri në tre orë, katër orë, pesë orë. Ka edhe remonte të cilat proceset e punës zgjasin edhe më tepër”.

Temperaturat e larta duket se kanë rritur edhe konsumin energjisë elektrike. Sipas OSSH-së për çdo ditë konsumohen 6.3 milion kilovat/orë, sasi gati 20% më e lartë e krahasuar me Korrikun e vitit të kaluar./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro