Euro2024 është zyrtarisht në fazën e fundit, me katër skuadrat e mbetura që luajnë sonte dhe nesër në gjysmëfinale.
Tashmë na është dashur t’i japim lamtumirën dy prej skuadrave më të mira në kompeticion, me Gjermaninë dhe Portugalinë të eliminuar në çerekfinale.
Pas 49 ndeshjesh, nga 24 shtetet kanë përfunduar vetëm 4. Spanja do të përballet me Francën në Mynih të martën, ndërsa Anglia me Holandën në Dortmund të mërkurën.
4. Anglia
Të shikosh Anglinë duke luajtur në këtë turne të bën me dhimbje koke. Tre Luanët kanë çaluar në çdo ndeshje pavarësisht se janë përballur me pesë skuadra që ishin dukshëm më të dobëta se ata për sa i përket nivelit të lojtarëve
Nuk është sekret që Gareth Southgate mori frymëzim nga Didier Deschamps kur bëhet fjalë për qasjen taktike; të vendosur për t’u mbrojtur, mbështetje te sulmuesi kryesor për të shënuar
Ka qenë një strategji efikase deri më tani sot, siç do ta dëshmojë rekordi i Anglisë në turnetë kryesore që nga viti 2018.
Ekipi është shpëtuar individët, kujtojmë golin e Bellingham kundër Sllovakisë dhe golin e Saka ndaj Zvicrës. Megjithatë ndeshjet fitohen dhe kështu dhe e sigurt është që Anglia ka yje ne ekip.
3. Franca
Një ekip krejtësisht i mërzitshëm për t’u parë. Mund të luanë me orë të tëra dhe të mos pësojnë gol, por kanë shënuar vetëm një gol dhe atë me penallti, Dy të tjerët i janë “dhuruar” nga autogolat e kundërshtarëve.
Me yje në sulm francezët kanë krijuar në fazën e grupeve 70 raste por nga transalpinët ka shënuar vetëm Mbappe me penallti. Ata janë të tretët për numrin e rasteve të krijuar tani, me plot 89 tentativa.
Pavarësisht nga të gjitha aftësitë e tyre sulmuese, duke u mburrur ndoshta me talentet më të mirë sulmues në futbollin botëror, Les Bleus kanë shënuar vetëm gola, dy prej të cilëve ishin autogola dhe tjetri një penallti.
Ndoshta hunda e thyer e Kylian Mbappe ka një efekt më të madh nga sa e kishim menduar. Por kur e shikon këtë ekip, kaq plot cilësi përreth fushës, padyshim mendon se diçka nuk është në rregull.
E megjithatë, ata janë një fitore larg një finaleje të katërt në tetë vjet dhe askush nuk do të ishte tepër i befasuar nëse i shihte ata të marrin trofeun në Berlin këtë të diel.
2. Holanda
Holanda është favoritja e katërt për të fituar të gjithë sipas basteve, dhe ka disa arsye për këtë. Ata nuk hynë në turne si një nga favoritët.
Holandezët kanë skuadrën më të dobët nga të gjitha kombet e mbetura, por ata kanë marrë maksimumin nga ajo që kanë. Cody Gakpo është golashënuesi më i mirë i turneut me tre gola. Nuk është i vetëm, Xavi Simons ka më së shumti asistime 3, ndërsa vetëm Spanja dhe Gjermania me 11 gola kanë shënuar më shumë se “Oranje”, me 9 gola.
Megjithëse Holanda nuk ishte bindëse në humbjen e fundit në fazën e grupeve ndaj Austrisë, ata arritën të barazonin me Francën, me vendosmëri e mposhtën Rumaninë në raundin e 16-të dhe bënë mirë ndaj Turqisë duke e kthyer rezultatin kur ishin në disavantazh të një goli.
1. Spanja
Lehtësisht skuadra më e këndshme për t’u parë në Euro 2024. Spanja ka bërë gjithashtu paraqitjet më të mira.
La Roja kaloi në fazën e grupeve pa pësuar gol, duke mposhtur Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë. Shënuar 5 gola nuk pësu8an asnjë. Ata mundën Gjeorgjinë 4-1, përpara se të eliminonin Gjermaninë duke fituar 2-1.
Megjithatë, shanset e Spanjës për të fituar një kampionat të tretë evropian në 16 vjet u ulën pas ndeshjen ndaj Gjermanisë.. Mbrojtësit Dani Carvajal dhe Robin Le Normand janë pezulluar për gjysmëfinalen kundër Francës, ndërsa Pedri është është i dëmtuar.
Sigurimi që mbrojtja e tyre e improvizuar të qëndrojë e fortë kundër lojtarëve si Mbappe, Ousmane Dembele dhe Randal Kolo Muani do të jetë absolutisht kritike për të siguruar progres.
Shihen si favoritë dhe për faktin e thjeshtë se i kanë fituar të pesta ndeshjet, pa pasur nevojë të goditen penalltitë.