Aldo Bumçi: “Prapa bojkotit të Edi Ramës nuk qëndrojnë interesat e qytetarëve shqiptar, nuk qëndrojnë interesat e anëtarëve të thjeshtë të PS-së. Prapa bojkotit të Edi Ramës qëndrojnë interesat e Klanit mafioz të tokave dhe lejeve të ndërtimit në bashkinë e Tiranës. Qëndrojnë interesat e një grupi të ngushtë njerëzish si Koço Kokëdhma, Dylakut, Besos, Eftimit dhe gjithë atyre që sot rrethojnë kryetarin e bashkisë së Tiranës të cilët kujtojnë se Tirana është çifligu i tyre ku mund të zhvasin dhe të bëjnë gjithçka. Edi Rama dhe klani i tij mafioz është kundër vendimit të 27 vendeve anëtare të BE-së që i dhanë dritën jeshile aplikimit të Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Edi Rama dhe klani i tij mafioz janë kundër votimit të 550 deputetëve në parlamentin evropian, të cilët përfshijnë Shqipërinë në listën e bardhë Shengen. Sepse një Shqipëri e integruar me Evropën është fundi i mafies.”

Lajlja Përnaska: “Të nderuara zonja të PS-së, të derdhi lot për mungesë të etikës parlamentare duke u përpëlitur për të tilla akte dhune të kryetarit tuaj, bie ndesh rëndë dhe me një fakt tjetër. Se jeni ju që keni përvetësuar në vite miliona euro dhe miliona dollar në emër të luftës kundër dhunës në familje, në emër të të drejtave të grave shqiptare. Me keqardhje konstatohet  se ju është imponuar një pozicion i tillë mjeran dhe jam e sigurt se në shumicë të padiskutueshme ju nuk ndani dhe nuk mund të ndani të njëjtin moral me atë të kryetarit tuaj.”

Flamur Noka: “Ne dënojmë me forcë dhe me ashpërsi gjestet e ulëta të zotit Rama, duke e konsideruar nxjerrjen e bashkëshortes lakuriq në plazhet publike të botës si një akt shkatërrimtar për familjen, si një akt që mund ta bëjnë vetëm qenie primitive apo njerëz të çekuilibruar që nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e veta. Ne e ftojmë zotin Rama që të mos keqpërdor deputetin e Kukësit sepse nuk ka njeri tjetër në Shqipëri që të ketë akuzuar bashkëshorten se ka fëmijën me të atin e vet siç ka bërë ai. Ne i themi zotit Rama se nuk duhet ta trajtosh deputetin e Kukësit si gjethe fiku për bëmat e tua se Kukësi nuk të ka dhënë asnjë votë, ndërsa Shqipëria të ka dhënë përgjigjen e merituar më 28 Qershor.”

Eduard Shalsi: “29 Nëntori është i sanksionuar në ligj, por Sali Berisha, ky punist i Pakorrigjueshëm, që siç krye kundra-vajtje në PD, ashtu është edhe sot gjithë ditën kundra-vajtje teksa nxjerr flamurët dhe lulet e tij për të përbaltur familjet shqiptare në këtë ditë feste. Kutitë Sali Berisha, hap kutitë ose largohu bashkë me to.”Shegushe Ligori: “Zonja Përnaska hapni kutitë, mjaft e mbajtët peng me rrena këtë popull. Nuk i shpëton nga e vërteta  mali me rrena që po ndërtoni me urdhër të ustait tuaj për ti zënë sytë e hequr mendjen popullit nga e vërteta e dhimbshme e 28 Qershorit. Kutitë dhe vetëm kutitë janë halli i madh që ju bën të flisni përçart për Edi Ramën dhe opozitën me shpresën e kotë që populli do të harrojë kutitë. Kutitë dhe vetëm kutitë janë kërkesa jonë në emër të opozitës.”/tvklan.al