Lleshaj: Mishmash i denjë për “fake news”
Kryeministri ka reaguar për dokumentarin e Rai mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Rama shkruan në Facebook se është “e kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar dokumentarin e Rai3 si një “mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e fake news”. Pas këtyre qendrimeve ka reaguar Partia Demokratike.
“Prokurori i Antimafias Italiane nuk është “llafe në erë”. Karabinieria italiane nuk është “llafe në erë”. Faktet e partnerëve janë të pakundërshtueshme! Në Shqipëri është mbjellë pesë herë më shumë kanabis se vjet“, mbyll reagimin selia blu.