Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas publikimit të një reportazhi në televizionin italian RAI 3 mbi kultivimin e kanabisit në vendin. Kreu i qeverisë e quan turp gazetaresk lajmin dhe thotë se nuk ka lidhje me realitetin që është monitoruar nga vetë Guardia di Finanza.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën”, shkruan Rama në Tëitter.

Pak më herët në lidhje me këtë reportazh reagoi edhe Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit Ervin Salianji. Sipas selisë blu, dëshmia e sjellë nga RAi 3 vërteton se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës./tvklan.al