Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Brenda muajit Shkurt, kabineti Meta, do të paraqesë në parlament një projektligj për kompensimin me tokë ose me paratë e ish-pronarëve të trojeve në zonat brenda vijës së verdhë në qytete dhe në fshatra. Iniciativa ligjvënëse e deputetit republikan Godo, ka detyruar kryetarin e parlamentit Gjinushi, të diskutojë për mbushjen e këtij detyrimi kushtetues me dyer të mbyllura, me ministrat Legisi, Muçi, si dhe deputet jurist.

Pas takimit republikani Godo, deklaroi se pronarët e mëdhenj të tokave, sipërfaqja e kthyer duhet të jetë deri në 60 hektarë.

Republikani Sabri Godo:- “Komisioni Qendror për kthimin e pronave, në kryeministri thotë, që 91% të trojeve në qytete u janë kthyer pronarëve. Unë nuk e besoj këtë, sepse së pari duhet sqaruar se kush është pronari. Është ai që e ka trashëguar nga i ati, ose e ka blerë, apo ai që ka marrë pronë nga shteti”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame