Gjatë mëngjesit, reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar rënie orteqesh në aksin rrugor Bogë-Theth, duke e bërë qarkullimin të vështirë.

Aktualisht, firmat kontraktore po punojnë për zhbllokimin dhe pastrimin e rrugës.

Megjithatë, autoritetet apelojnë për kujdes maksimal gjatë qarkullimit në këtë zonë dhe theksojnë rëndësinë e pajisjes së automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë./tvklan.al