Reshjet e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme edhe në digat e hidrocentraleve kryesore në vend. Për t’i bërë ballë situatës, në Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikes është ngritur me urgjence nga ministri Prifti, një grup i posaçëm pune i kryesuar nga zv/ministri Leonard Beqiri dhe anëtarë kreun e KESH-it, OST dhe përfaqësues të OSSH-së.

Matilda Merxhani: “Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, zoti Dritan Prifti, thirri sot në takim urgjent përfaqësues të shoqërive energjetike OSSH, OST dhe KESH si dhe organet drejtuese të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për të trajtuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta dhe për të krijuar një grup të posaçëm pune për monitorimin e situatës në vazhdim”.

Grupi i punës do të analizojë pa ndërprerje situatën deri në normalizimin e plotë të gjendjes në hidrocentralet e Lumit Drin. Në varësi të situatës ky grup do të propozojë edhe hapjen e digave në Fierzë, Koman apo Vaun e Dejës për të shmangur dëmtimin e tyre nga mbingarkesa.

Dritan Prifti: “Ka pas prurje mbi 600 metër kub në sekondë. Është një situatë e cila kërkon një monitorim çdo minutë për të garantuar që nuk do kemi derdhje ujë po për të garantuar që kemi në gatishmëri të plotë për të prodhuar në maksimum të të gjitha kapaciteteve. Prurjet që vijnë rrisin po thuajse 1 cm në or nivelin e liqenit dhe të rezervës. Ne kemi dhënë porosi për të ulur në maksimumin portin e njësi elektrike, në të njëjtën kohë kemi filluar të eksportojmë energji, pra po punojmë të paktën në kohë dhe në Vaun e Dejës me kapacitet të plotë”./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro