Gjatë mbrëmjes të së mërkurës janë regjistruar reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës në Lezhë. Nga intensiteti i lartë, shiu ka sjellë probleme në fshatin Fishtë, ku nga vërshimi i përrenjve janë bllokuar disa rrugë.


Uji ka arritur disa centimetra duke bllokuar lëvizjen në zonë. Gjithashtu nga vërshimi i përrenjve janë në rrezik edhe disa banesa. Shtabet e emergjencave civile ndodhen në terren për menaxhimin situatës.

Ndërkohë që situata problematike parashikohet në rajonin verior të Shqipërisë në orët në vijim.

Klan News