Avokati i Popullit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kanë dhënë zgjidhje revoltës së 25 të dënuarave në burgun e Fushë-Krujës. Një grup komisionerësh nga Drejtoria e Parandalimit të Torturës, ka shkuar në qelitë e burgut ku kanë marrë kontakt me disa nga të dënuarit, të cilët ditën e premte patën refuzuar ushqimin duke u hedhur në një revoltë.
Ervin Karamuço: “Ky urdhër ri i dalë, vinte pas një kohe ku të gjithë të burgosurit i kishin qelitë hapur, dyert e qelive ishin hapur. Ata funksiononin nga njëra dhomë në tjetrën, duke u shoqëruar, shfrytëzonin ambientet e korridorit të cilat janë shumë të gjëra të mjaftueshëm e tjerë, e tjerë. Dhe nuk e ndienin shumë problemin e qelive të mbyllura. Tashmë që kjo periudhë, pra periudha e verës, sezoni i verës iku, doli një urdhër i dytë nga drejtoria e përgjithshme, e cila e kondiciononte faktin e të dalit herë pas herë të burgosurit në ambiente të tjera, në qelitë e tjera. Mirëpo në këto moment u ndje një problem që nuk ka të bëjë as më drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, as me drejtorinë e burgut Fushë-Krujë dhe me as vetë të dënuarit, por ka të bëjë më një projekt të mbrapsht, nuk e di si është marrë në dorëzim ai projekt i burgut, sepse ai preket nëse mbyllet dera dhe nëse mbyllet dritarja, të burgosurit 22 orë duhet të asfiksohen, sepse nuk ka ajër, nuk ka ventilim dhe të burgosurit dje kërkonin duam ajër. Dhe kemi gjetur bashkëpunimin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, që ai urdhër do të shfuqizohet shumë shpejt dhe do të normalizohet situata në përgjithësi.”
Tashmë banorët e përkohshëm të këtij burgu do të kenë mundësinë të shijojnë për disa orë ambientet në ajër. Pas incidenteve të shënuara në disa burgje të mëdha në vend, drejtoria e përgjithshme vendosi të ndryshojë rregullat brenda qelive të hekurta, duke vendosur kështu masa më të rrepta sigurie./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani