Lajme Arkiva 2004

Pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e izolimit të komisariatit të Laçit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vë alarmin për kushtet e sistemit të paraburgimit. Kjo drejtori ka në kompetencë vetëm sistemin e paraburgimit në Tiranë dhe sistemin e sigurisë për Vlorën, pjesa tjetër përfshi edhe rasti e  Laçit, vazhdojnë të jenë në varësi të Ministrisë së Rendit.

Ramadan Hasanaj: Paraburgimi që varet  direkt  nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve,që është burgu 313 me të  gjithë elementët, nga 395 vende që ka kapacitet, mbi 520 të dënuar, ose paraburgimi i Vlorës, që varet vetëm për drejtimin e brendshëm nga ministria e drejtësisë, nga 46 vende  që është kapaciteti kemi  101 të dënuar. Pra në  gjithë sistemin që administrohet dhe drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kemi 425 vetë mbi kapacitetin e barabartë kjo  me dy burgje. Me burgun e Tepelenës dhe me burgun e Krujës. Zgjidhja emergjente për këtë problem është vetëm vënia në  funksionim të plotë e burgut të Peqinit.

Në lidhje me skandalin e lirimit të tre të burgosurve për shkak të problemeve procedurale Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon më shumë vëmendje nga prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë.

Ramadan Hasanaj: Detyra kryesore e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është ruajtja e ambienteve e të duarve dhe mos arratisja  e tyre  nga këto. Në qoftë se ka gabime të tilla të këto vijë nga mungesa e prokurorit mbikëqyrës dhe nga ngritja e grupit mbikëqyrës që duhet të jetë pranë Ministrit të Drejtësisë të cilët do ta ndihmojnë dhe ta kontrollojnë më tepër Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve./tvklan.al