Lajme Arkiva 2003

 Kandidati i vetëm përball kryetarit të PS-së Fatos Nano për postin e liderit të kësaj partie Rexhep Meidani i paraqiti sot propozimet për ndryshimet në statut sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruçi. Pas takimit që zgjati mbi 1 orë e gjysmë Meidani u shpreh se platforma e tij u prit mirë.

Rexhep Meidani: Në këto propozime është e drejta e barabartë e konkurrimit, pjesëmarrja në konferenca. Pjesëmarrja në konferenca edhe për të shpalosur mendimin alternativ të kandidatit, përfaqësimi në komisione dhe shumë aktivitete të tjera që e ndihmojnë një kandisim demokratik në Partinë Socialiste.

Gazetarja: Si u pritën?

Rexhep Meidani: Të gjitha janë mirëpritur dhe do i paraqiten komitetit të përgjithshëm drejtues dhe uroj që Komiteti i Përgjithshëm Drejtues me këtë frymë të sotme pozitivet zhvilloj edhe ai mbledhjen e tij të hënën.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së Gramoz Ruçi u shpreh se ajo e sotmja ka qenë një bisedë midis miqve si pjesëtarë të të njëjtës familje me zotin Meidani i cili sipas tij nuk e ka shprehur ende institucionalisht dëshirën e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Gramoz Ruçi: Biseda ishte bisedë miqsh si pjesëtar të të njëjtës parti politike. Shoku Meidani paraqiti opsionet e veta për kriteret dhe rregulloren e konkurrimit të kandidatëve për kryetar të Partisë Socialiste, propozim dhe opsione këto që unë do ia bëj me dije Komitetit të Përgjithshëm Drejtues që ai ti gjykojë, ti vlerësoj dhe ti përfshijë apo jo, është e drejta e tij ekskluzive në kriteret dhe udhëzimet e konkurrimit për kryetar të Partisë Socialiste gjatë kësaj fushate brenda partisë sonë.

Pyetjes së televizionit klan lidhur me konfliktin midis kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano dhe anëtarit më të ri të saj zotit Edi Rama, Ruçi u përgjigj :

Gramoz Ruçi: Unë nuk konsideroj që ka ndonjë konflikt në strukturat e partisë. Ka pasur thjesht replika mediatike, unë rezervoj të drejtën dhe kam thënë edhe herë tjetër që unë me pjesëtarët e familjes sime politike asnjëherë nuk replikojmë nëpërmjet medias, por gjithmonë në rrugë institucionale brenda strukturave të partisë./tvklan.al