Lajme Arkiva 2003

Gazetarja: Zoti Meidani përse nuk merrni pjesë në konferencat e rretheve, i druheni ballafaqimit me kryetarin Fatos Nano?

Rexhep Meidani: Absolutisht  unë kam përshtypjen që këtë e kam trajtuar edhe në disa intervista të gjata, kjo ishte për ti shërbyer partisë sepse unë e kuptova se në konferenca nuk do të shpaloseshin mendime alternative, këto konferenca do të ktheheshin në konferenca kuadrovikësh dhe drejtorë. Këto konferenca në një pjesë të tyre dhe do të shformoheshin sipas botëkuptimeve të prodhuara nga ai që dikur ishte Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste. Shmang një çarje të mëtejshme brenda saj, madje shmang dhe një përplasje ndoshta banale brenda konferencave. Gjykova që do ishte më e drejtë për të zhvilluar një platformë të ndryshme politike, për të shpalosur një vendim alternativ nëpërmjet takimeve me njërë të thjeshtë me njerëz me bazën.

Gazetarja: Një reagim për sa i përket fjalës që ka thënë kryetari i partisë Fatos Nano se ai ju bëri president dhe se ju po përdoreni nga Ilir Meta kundër tij.

Rexhep Meidani: Ai ashtu gjykon, se ai i prodhoj njerëzit, se ai është krijuesi i partisë, që praktikisht nuk ka parti, por ka vetëm një individ, por unë do ju thoja për tu përgjigjur në mënyrë simetrike që është kjo Parti socialiste, janë po këta anëtarë të thjeshtë të kësaj partie, por edhe forumet e kësaj partie që arritën, që Fatos Nanon nga një i burgosur ordiner, ta kthejnë në një të burgosur politik dhe më vonë ti dhuronin lirinë në vitin  1997. Nuk është gjë tjetër veçse ajo filozofi e tejkaluar që ka një mori zerosh dhe vetëm 1 njësh. Në qoftë se ky “njëshi” vendoset përpara këtyre zerove, atëherë kjo bëhet parti. Në qoftë se ky “njëshi, është në fund fare, kemi vetëm zero./tvklan.al