Shqiptari shënon golin e 20 sezonalme Sivasspor, fiton Derbin me Veselin
Rey Manaj rikthehet të bëj protagonistin në Superligën turke. Pas minutave jo bindëse me kombëtaren shqiptare, lushnjari bëri atë që di të bëj më mirë këtë sezon me Sivvaspor. 27-vjeçari realizoi golin e fitores 1-0 për skuadrën turke, duke zgjidhur gjithçka përballë Karagumruk.
Titullarë i padiskutueshëm tek Sivaspor këtë sezon, Manaj ishte sërish ai që i dha fitoren, për të gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 88-të.
I gjendur i vetëm shumë pranë zonës së vogël, sulmuesi shqiptar goditi saktë me të majtën. Një gol tepër i rëndësishëm jo vetëm për Sivaspor që hedh një hap drejt qëndrimit në elitë, por edhe për Manaj, tashmë në garë të plotë për trofeun e golashënuesit.
Para tij gjendet vetëm emra si Mauro Icardi dhe Edin Xheko, teksa 27-vjeçari ngjitet në kuotën e 16 golave dhe 20 të tillëve këtë sezon. Manaj u vlerësua me notën 6.9 në këtë takim, duke fituar edhe derbin kuqezi me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Federik Veseli, në fushë te Karagumruk gjatë gjithë sfidës.
Klan News