Me pankarta në duar ku shkruhej “Nuk do të importojmë plehra, por lëndë të para”, Shoqata e ricikluesve ka protestuar para Kuvendit, duke i bërë thirrje deputeteve që të miratojnë sa më parë ligjin e importit të mbetjeve, i cili është kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Bujar Nishani.
Vullnet Haka:
Nëse qeveria shqiptare ka miratuar ndonjë projektligj që lejon importin e plehrave, atëherë ne të gjithë që jemi këtu, do të bashkohemi me ju për ta rrëzuar atë. Sepse ne nuk duam që në Shqipëri të vijnë plehrat e Europës, as për tu djegur, as për tu depozituar. Ne kërkojmë që në Shqipëri të lejohet importi i kontrolluar vetëm i lëndëve të para për riciklim.
Sipas ricikluesve ligji i mbetjeve është në përputhje me direktiva e BE dhe se çdo kundërshtim bëhet për qëllime elektorale.
Ricikluesit thonë se miratimi sa më parë i ligjit do të mundësonte aktivitet normal të kësaj industrie, e cila është në vështirësi.
Presidenti e ktheu në tetor për rishqyrtim këtë ligj me argumentimin se ligji bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare./ TV KLAN