Procesi i aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike po vijon normalisht në të gjitha zyrat e aplikimit. 

Pas ndërprerjes 10 ditë përpara zgjedhjeve, këto zyra janë hapur në shërbim të qytetarëve, interesi i të cilëve ka qenë jo i vogël për të aplikuar për dokumentet e rinj të identifikimit.

Qytetar: “Ne aplikuam për pasaportë biometrike për jashtë.”

Brunilda Cami: “E keni kartën e ID?”

Qytetar: “E kemi, urdhëro.”

Brunilda Cami: “Kur ju than për ta marrë pasaportën?”

Qytetar: “Pas dy javësh tek drejtoria e policisë.”

Brunilda Cami: “Çfarë po bën këtu?”

“Po bëjmë dokumentet.”

Brunilda Cami: “Po aplikon për pasaportë?”

“Po.”

Brunilda Cami: “Për çfarë të duhet pasaporta?”

“Që të shkoj ku të dua.”

Në ndryshim nga fillimi i këtij  procesi, zyrat e aplikimit dhe ato të shpërndarjes nuk do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditëve të javës dhe me orare të zgjatura, por do të punojnë nga e hëna në të premte, që prej orës 8 të mëngjesit deri në orën  16./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami