Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Rihapet debati për balancimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesit socialistë në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore kërkon që vendimmarrja për të gjitha çështjet që diskutohen në KQZ, të shkojnë në raportin 4 me 3.
Ndërsa përfaqësuesit e opozitës e kundërshtojnë këtë propozim, pasi sipas tyre do të përsëritet eksperienca e mëparshme kur socialistët duke pasur shumicën në KQZ, kanë miratuar dhënien e mandateve në mënyrë të padrejtë.
Jemin Gjana: “Precedentët e krijuar nga KQZ për të shpërndarë mandatet në mënyrë të paargumentuar në mënyrë të kundraligjshme dhe fakti i zbatimit të rekomandimeve të ODIHR-it për falimentimin e KQZ, janë dy arsyet bazë të cilat e detyrojnë opozitën të kërkojë mbajtjen e vendimmarrjes të cilësuar për disa nga vendimet kryesore të KQZ.”
Ndërkaq edhe kryetari socialist i këtij komisioni Elmaz Sherifi, mbështetet tek rekomandimet dhe kërkesat e ndërkombëtarëve dhe deklaron se raporti 4 me 3 është ai që kërkohet dhe nga përfaqësuesit e OSBE-ODIHR për KQZ.
Elmaz Sherifi: “Ne vetëm kërkojmë respektimin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna.”
Sipas përfaqësuesve të opozitës, nëse socialistët nuk do të pranojnë ta ndryshojnë raportin e KQZ, atëherë do të kemi një bllokim të procesit të përmirësimit të kodit zgjehdor./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka