Regjistrimi në shkolla për nxënësit e klasave të 1 dhe të 10 është rihapur ditën e sotme.
Procesi duhet të kryhet për portalit qeveritar e-Albania dhe do të jetë i hapur deri më datë 6 Shtator.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.
“Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve në shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit. Klasat I-ra dhe X-ta. Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator. Përmes platformës e-Albania”, ka shkruar në rrjetet sociale ministrja Manastirliu.
/tvklan.al