Me rastin e festave të fundvitit, kompania e veshjeve dhe lodrave për fëmijë Rikiro, ka ofruar dhurata speciale për fëmijët e braktisur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Rikiros s’ka harruar as fëmijët e lindur natën e Krishtlindjeve si dhe nënat e tyre.

“Ishte shumë e këndshme, ishte diçka e papritur, na gëzojë përveç lindjes dmth që është gëzim i madh dhe vlerësimi që na bëjnë nga spitali dhe njëkohësisht nga supermarket Rikiro që na ka dhuruar këto dhurata”.

Sipas drejtorit të maternitetit Halim Kosova, këto dhurata janë dyfish të çmuara.

Halim Kosova: “Duke parë nënat e reja, tashi më shkoj mëndja ato në duart e tyre mbajnë 2 dhurata, mbajnë fëmijën e vogël dhe 1 pako të dhuruar nga firma e mirënjohur tashmë Rikiro”.

Drejtoresha e marketingut e kompanisë Rikiro tregon se ata janë çdo vit të pranishëm në gëzime të tilla, në ndihmë të nënave të reja, duke i bërë të ndjejnë atmosferën e gëzimit të festave./tvklan.al