U desh alarmi i Qeverisë në mënyrë që pas gati dy vitesh nga përfundimi i konkursit për shpalljen e firmës fituese që do merrte përsipër rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej, bashkia e Tiranës të nisë punimet për rikonstruksionin e plotë të Sheshit Skënderbej.

“Mendojmë që puna do të fillojë në vjeshtë. Projekti do të kushtojë 10 milion euro dhe shpresojmë që në verë të vitit 2009 gjithçka të përfundojë.”

I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i bashkisë Edi Rama, i cili deklaroi se rikonstruktimi është projekti më i madh i ndërmarrë nga Bashkia e kryeqytetit.

Edi Rama: “Bëhet fjalë për nëj projekt siç e thashë shuam të ndërlikuar pasi do të ketë një infrastrukturë nëntokësore të papërdorur ndonjëherë më parë në Shqipëri. Do të ketë njëkohësisht një infrastrukturë ujore e cila do të shërbejë për ta kthyer në një shesh me shatërvanë të lartësive të ndryshme. Ky do të jetë një shesh i qytetit dhe i qytetarëve pa makina, duke  kthyer në një oaz për të gjithë ata që do duan ët jenë në mes të Tiranës, por larg trafikut të Tiranës.”

Por projekti belg, i cili ka një fond prej 4.3 milionë eurosh, të financuar nga Emiri i Kuvajtit, parashikon veç të tjerash edhe ngritjen e një ndërtese përpara Hotel Tiranës dhe Muzeut Kombëtar./tvklan.al