Lajme Arkiva 2003

Tre javë para se nxënësit të fillojnë studimet në shkollat e ciklit 8-vjeçar të kryeqytetit dallohen lehtë tre lloj kategorish shkollash për sa i përket gjendjes fizike të tyre.

Kjo është “Shkolla e Kuqe” e cila pas investimeve u shndërrua në këtë gjendje gati dy vjet më parë. Investimi në këtë shkollë hapi edhe serinë e investimeve nëpër shkollat e Tiranës. Ndërsa shkolla “Xhezmi Delli” është në procesin e rikonstruksionit pasi ka kaluar 3 vjet në gjendje të rrënuar. Nxënësit e kësaj lagje i zhvilluan studimet në shkolla të tjera të Tiranës. Ndërtuesit thonë se shkolla do të jetë gati në 15 shtator.

Në lidhje me gjendjen e shkollave të ciklit 8-vjeçar ne u drejtuam edhe në drejtorinë e arsimit të qytetit të Tiranës.

“Janë rikonstruktuar 8 shkolla të arsimit 8-vjeçar të detyruara, nga të cilat njëra nga ato është e re. Shkolla e Fushë Aviacionit që hap dyert për herë të parë. Ndër to do të përmendja të rikonstruktuar “Xhezmi Dellin” e cila ka 3 vjet ka qenë e djegur dhe këtë vit do të mund të hyhet në shtator, është shkolla “Jeronim De Rada” është shkolla “Hasan Prishtina”, “Bajram curri”.

Ndërsa shkollat që nuk kanë parë ende dritën e investimeve ndodhen në qendër të Tiranës. Njëra nga këto është edhe kjo shkollë e muzikës ku studiojnë edhe nxënës të arsimit 8 vjeçar. Sipas të dhënave në qytetin e Tiranës ka 54 shkolla 8-vjeçare nga të cilat 755 e tyre janë të rregulluara dhe kompletuara më së miri me bazë materiale dhe didaktike./tvklan.al