Lajme Arkiva 2003

Ishte viti 1924 kur parlamentarët shqiptarë u bënë me një godinë të re. Kjo ndërtesë, arkitekt i së cilës ishte një inxhinier austriak ka funksionuar si parlament me rreth 60 vende deri në momentin e rënies së qeverisë së mbretit zog.

Për disa kohë pas çlirimit kjo godinë funksioni si Qendër Rinore deri sa në vitin 70 u kthye në Tetër Kukullash. Prej gati 40 vjetësh ish Parlamenti i Parë Shqiptar vazhdon të kryejë këtë funksion për të argëtuar fëmijët e kryeqytetit.

Ka më se një vit që Instituti i Monumentve të Kulturës po mendon të rikthejë pamjen e dikurshme godinës që ngrihet në afërsi të selisë së Partisë Socialiste pranë tregut të valutës.

“Kjo ndërhyrje do të përfshijë restaurimin e sallës, të tavanit, rikonstruksionin e skenës dhe trajtimin e të gjithë lozheve të teatrit, duke ruajtur edhe kontekstin e sotëm funksional por njëkohësisht duke vlerësuar të gjitha fazat e vjetar që ka pasur kjo ndërtesë”.

Së shpejti pritet të nisë tenderi për fillimin e punimeve të restaurimit dhe kthimit në identitet të ish Parlamentit ndonëse funksioni i tij si Teatër Kukullash nuk do të ndryshojë.

E vetmja gjë që mund të ndryshojë është kthimi i godinës në një muze parlamentar për vizitorët e ndryshëm që dëshirojnë ta shohin atë./tvklan.al