Qytetit Studenti i janë shtuar edhe dy godina të tjera të

rikonstuktuar dhe me standarde. Përfundimin e punimeve e pa nga afër

kryebashkiaku i Tiranës ku vlerësoi ndryshimin e pësuar këto muaj.

 “Jam shumë

entuziast kur shikoj se si shumë nga kantieret që filluam në “Qytetin Studenti”

po mbyllen. Konvikti 9 dhe 10 ka 200 dhoma, më i madh se hoteli më i madh në

Tiranë. Të bësh një rikonstruksion hoteli merr 1 apo 2 vjet, por ta bësh në 1

apo 2 muaj është realisht një arritje e jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të

gjithë ata që kontribuan. Skepticizmi i ditëve të para, kur kryeministri dhe

kryetari i bashkisë dhanë premtimin se do bëheshin brenda verës, tani është

shuar sepse gjithsecili mjafton të bëjë një xhiro dhe të zbulojë se si është

mbajtur fjala në çdo pikë të kontratës për Paktin me Universitetin”,

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, Veliaj siguroi se

do te vijoj edhe pajisja e studenteve me karte studenti.

 “Me kartat kemi

ecur shumë mirë, janë shpërndarë mbi 20 mijë deri tani. Për të tjerët që kanë

ikur më herët me pushime, do ta ofrojmë shërbimin e kartave edhe gjatë gjithë

shtatorit dhe tetorit. Pra, të rrinë të qetë, kartat janë falas dhe do të jemi

prezent gjatë gjithë vjeshtës për t’u siguruar që asnjëri të mos ngelet pa e

marrë”,

Sa i takon punimeve në godinat e studentëve ato do të vijojnë

dhe përgjatë verës, për të mundësuar përfundimin e punimeve deri në rikthimin e

studentëve në Tetor.