Veliaj: Dezinfektuam shkollat nëse do përdoren për maturantët
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”.
Punimet u inspektuan nga krybashkiaku Veliaj, i cili theksoi se puna për përmirësimin e kushteve në shkolla do të vijojë.
“Planet nuk ndalen këtu, por do të vazhdojmë me ndërtimin e shkollave të reja edhe në zonën e ‘Ali Demit’, ‘Mihal Gramenos’, ‘Rrugës e Elbasanit’, po ashtu edhe në Shkozë, edhe në ‘Qytetin Studenti’. Ndërkohë, vijojmë me investimet në shkollat si te ‘Don Bosko’, ashtu edhe te Instituti Bujqësor te ‘Nënë Tereza’ dhe ‘John F. Kennedy’”.
Veliaj theksoi se janë dezinfektuar të gjitha shkollat e Tiranës që do të përdoren nga maturantët duke filluar nga 18 Maji.
“Në momentin që shkolla dezinfektohet, ajo quhet e vulosur. Sot e kemi përfunduar dezinfektimin e shkollave. Nëse do të duhet të vendosim edhe tunele dezinfektimi në hyrje të tyre, jemi gati”.
Krahas shkollës, zona e lagjes “Ali Demi” ka përfituar një sërë investimesh dhe në infrastukturë.
Tv Klan