Me propozim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve qeveria ka vendosur të financojë rikonstruksionin e rreth 100m rrugë prapa stadiumit “Qemal Stafa” në kryeqytet. Punimet në këtë pjesë të rrugës “Dervish Hima” do të përfundojnë në 3 shtator një ditë përpara ndeshjes kombëtare shqiptare të futbollit dhe asaj greke. Fondi i dhënë nga buxheti i shtetit kap vlerën e 60 milionë lekëve.
“Siç e dini, më 4 shtator vjen kampionia e Evropës të ndeshet me Shqipërinë dhe duhet të përgatitemi nga të gjitha pikëpamjet, natyrisht në radhë të parë nga pikëpamja sportive.” /tvklan.al