Pas pushimeve të muajit Gusht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rinisur procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
Para trupës këtë të enjte ka dalë prokurori i Apelit të Durrësit Bujar Hoti. Sipas KPK-së Hoti nuk justifikon një pjesë të pasurisë së tij.
Ndërsa nuk ka probleme me aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës duke u konsideruar i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.
Vendimi për prokurorin, i cili është kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë pritet të merret në datën 10 Shtator.
Tv Klan