Pas mbylljes së merkatos, te Milani ka nisur puna për të rinovuar kontratat me lojtarët që shihen si të rëndësishëm për projektin e së ardhmes.
Sipas raportimeve nga Italia, ende mungon një akord me Theo Hernandez. Marrëdhëniet mes palëve nuk janë më si dikur dhe po mendohet shitja në verë.
Kuqezinjtë janë të hapur për të pritur oferta për mbrojtësin e majtë, i cili prej disa vitesh ka qenë pikë kyçe në formacion.
Drejtuesit megjithatë kanë arritur akordin me portierin Mike Maignan, për të zgjatur bashkëpunimin. Flitet për një kontratë të re deri në vitin 2028, ndërsa do të përfitojë edhe një rritje page, e cila do të shkojë rreth 5 milionë Euro në sezon. /tvklan.al