Ish-kryeministri Fatos Nano, në një dalje publike me bashkëshorten e tij gjatë aplikimit për kartat e identitetit në njësinë bashkiake nr 10 në Tiranë, deklaroi se ai është i vërtetë siç është dhe nuk është pjesë e asnjë grupimi të majtë.
Fatos Nano: “Unë jam i vërtetë kështu siç jam nuk kam nevojë të fus dorën dhe të përçarë akoma me të majtën.
Ish-lideri historik i së majtës shqiptare në këtë dalje të rrallë, ka lënë të kuptohet në vlerësimin e tij se kreu i socialistëve nuk është përfaqësimi i vërtetë i së majtës.
Faros Nano: “Nuk besoj se PS përfaqësohet nga politika e sotme zyrtare”.
Nano ka preferuar të përcjellë mesazhe për të gjithë politikën shqiptare.
Fatos Nano: “Unë besoj se flas duke heshtur gjithashtu. Natyrisht nuk mund të jem pranë një politike që është në vlerësimin tim e pa kuptimçme pavarësisht nga etiketat e reja dhe e pafrytshme jo vetëm për shqiptarët në përgjithësi por edhe për popullin e majtë në veçanti. Madje vazhdoj të mendoj se si është e mundur që politikanët e rinj nuk po përkulojnë as interesat e karrierës së tyre personale”.
Fatos Nano, ka vlerësuar se procesi i aplikimit për karta identiteti është nevojshëm në plotësimin e standardeve të një vendi demokratik dhe një detyrim që çdo shtetas duhet të përmbushë./tvklan.al
Gazetare: Xhumelina Dervishi
Operator: Metlin Kepi
Montazh: Renis Zela