Një ditë pasi Rishi Sunak thirri zgjedhjet për 4 Korrik, ai dhe Keir Starmer i Partisë Laburiste nisën fushatat e tyre elektorale.
Për rrjetin britanik BBC, Sunak u shpreh se stabiliteti ekonomik është rikthyer. Ai gjithashtu konfirmoi se fluturimet për azilkërkuesit Ruandë, nuk do të nisen përpara zgjedhjeve.
“Njerëzit mund të më gjykojnë mbi bazën e arritjeve të mia. Kemi parë inflacionin të normalizohet, ekonominë që stabilizohet dhe plani po funksionon. Kështu mund të përparojmë drejt një të ardhmeje të sigurt për këdo.”
Kriza ekonomike, ajo e emigrantëve apo skandalet e njëpasnjëshme të qeverive, ushqyen disfatën e konsevatorëve në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2 Majit në Angli, arsyeja kryesore pse Rishi Sunak paralajmëroi zgjedhjet në datën 4 Korrik.
Në një tubim në Kent nga ana tjetër Starmer u shpreh se është koha për të kthyer faqen dhe për t’i dhënë fund kaosit.
“Nëse doni ndryshim, duhet të votoni për të. Dhe nëse votoni Laburistët, është një votë për të ndaluar kaosin, është një votë për të rindërtuar vendin tonë së bashku. Dhe ne kemi vendosur hapat tanë të parë, duke filluar me një ekonomi të qëndrueshme.”
Ndërkohë, Nigel Farage lider i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme. Sondazhet paralajmërojnë një disfatë të thellë për konservatorët, të cilët pritet ta gjejnë veten në opozitë pas gati një dekade e gjysmë në pushtet. Në krye me mbi 20 pikë përpara janë laburistët, që po pas kaq kohësh do të marrin në dorë qeverisjen e vendit.
Klan News