Pushime “të nxehta” e luksoze në Korfuz
Rita Ora ndez Instagramin me fotot e fundit topless, të publikuara në ditët kur pushimet po i kalon në ishullin e Korfuzit, fare pranë Shqipërisë.
Me veshje që më shumë tregojnë sesa mbulojnë, ylli i popit dhe R&B me origjinë shqiptare u ka dhuruar doza të forta erotike mbi 16 milionë ndjekësve të saj në këtë rrjet social.
29-vjeçarja po kalon ato që i konsideron si javët më të mira me njerëzit më të mirë në një vilë luksoze në brigjet e Korfuzit, me pamje edhe nga bregdeti i jugut të Shqipërisë. Sipërfaqja e vilës arrin në mbi 1 mijë metër katrorë, me një pishinë të madhe, të cilën Rita Ora e ka shfrytëzuar edhe për foto në Instagram.
Në Korfuz, ajo shoqërohet nga të afërm të saj. Pushimet në ishullin grek pasojnë ato në Ibiza ku shoqërohej nga regjisori greko-francez Roman Gavras.
Pushimet në vendet ku shifrat e infektimeve ditore janë tepër të larta do ta detyrojnë këngëtaren e famshme të bëjë tamponin dhe të izolohet në karantinë për 14 ditë, siç janë edhe rregullat e reja të vendosura nga qeveria britanike për këdo që kthehet nga jashtë.
Tv Klan