Enxhëlli ishte konkurrentja e cila vendosi të lërë spektaklin e “Love Story” krejt papritur në natën e 10-të, fill pas transmetimit të takimit të saj me Saimirin në kinema.
Bukuroshja nga Gjirokastra u shpreh se nuk mundej të vazhdonte më dhe se i uron gjithë të mirat Saimirit.
Mirëpo, ka qenë opinionisti Robert Aliaj ai që i kërkoi Enxhëllit të vazhdonte në spektakël.
Ndërkohë, kjo gjë është refuzuar nga Saimiri, pasi është shprehur se ai i respekton shumë edhe vajzat e tjera dhe nuk bëhet fjalë që ta lejojë Enxhëllin të kthehet.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem. Sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, persona të familjes gjithashtu dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.
Saimiri: I uroj çdo të mirë, ska asgjë të keqe.
Roberti: Personalisht, është nga të preferuarat e mia. Kam shumë dëshirë Enxhëll të vazhdosh.
Saimiri: Tani njëherë e kthyem mbrapsht, unë i respektoj shumë edhe vajzat e tjera , kështu që as nuk bëhet fjalë.
Roberti: Njëherë e ktheu Saimiri, njëherë do e kthej unë…
Enxhëll: Unë i uroj Saimirit gjithë të mirat dhe uroj që të gjejë atë që i do shpirti. Unë e kam vendosur dhe nuk mund të kthehem mbrapsht./tvklan.al